Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” te Prishtines eshte kthyer ne nje çeshtje ne Kosove ditet e fundit. Deklaratat e pjestareve te kombetares izraelite pas ndeshjes se djeshme te humbur 0-1 ndaj dardaneve se u luajt ne nje “stalle derrash”, sigurisht qe ka sjelle nje reagim te madh. Komuna e Prishtines deshiron t’ia kaloje topin Federates se Futbollit te Kosoves, ndersa kjo e fundit thote se impianti sportiv nuk eshte ne pronesi te tij.
Si per “t’i hedhur benzine zjarrit” ka menduar edhe trajneri dhe opinionisti i njohur Ismet Munishi i cili gjate ne nje emision ne T7 eshte shprehur:
“Izraelitët nuk kanë faj që u ankuan për fushën. Para 20 vjetëve kam luajtur atje, kanë pasë nja 20 fusha më të mira se kjo që kemi ne. Kjo fushë është turp i madh për njerëzit që janë në pozita. Ne duhet të rregullojmë infrastrukturën sportive, sepse është edhe pasqyrë e shtetit. Qysh e kemi fushën, e kemi edhe shtetin”, tha Munishi.
“Kur janë këto fusha nuk e ke kontrollin 100%. Ne e kemi një veti të keqe sepse nuk e merr fajin askush përsipër. Ne duhet t’i kemi minimumi edhe dy stadiume për Kombëtaren, ku mund të zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare” eshte shprehur ai.