Trajneri i Bayern Munchenit, Thomas Tuchel, ka thënë se është i gatshëm të shkojë ta marrë Kylian Mbappe në Paris, gjithnjë nëse sulmuesi do të pranonte t’i bashkohej klubit gjerman.

“A e do transferimin e Mbappes? Po, po, ai do të luajë për ne. Kjo është e qartë (qesh). Është i pabesueshëm. Nëse dëshiron të vijë, do të shkoj ta marr me biçikletë! Por, mendoj se ky nuk është realitet”, ka thënë Tuchel për “Canal Plus”.

Gjatë verës së ardhshme, Kylian Mbappe pritet të ndërroj ambient, ku destinacioni pritet të jetë Real Madrid. Megjithate ende asgje nuk eshte e konfirmuar dhe ne futbollin e sotem gjithçka mund te ndodhe.

Emri i Mbappe ka dale edhe ne Angli si perforcim i mundshem, tashme edhe ne Gjermani, nderkohe qe Arabia “ngacmon” herepashere me ofertat faraonike dhe prandaj deri veren e ardhshme mund te kete shume zhvillime ne lidhje me kete lojtar.