Vllaznia zyrtarizoi sot blerjen e rradhes, ate te sulmuesi Salim Cisse, i cili ne kete menyre do te zevendesoje Dungen qe tashme ka kaluar ne Japoni tek nje skuader tjeter.
Cisse vjen nga Guinea dhe është një sulmues. Kuqeblutë kanë prezantuar Salim Cissé pak minuta më parë. 28-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit, teksa numëron 5 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Guinesë.
Stafi teknik pret qe lojtari te kape sa me shpejt formen fizike dhe te jete i gatshem per ta. Por nderkohe ne kampin shkodran jane duke e studiuar mire edhe situaten rreth dy lojtareve te tjere qe jane ne stervitje me ta.
Behet fjale per Tim Brdariç dhe Elom Nya-Vedji. Mbrojtesi gjerman dhe mesfushori nga Tongo, jane ne pritje te akordit perfundimtar me drejtuesit e klubit per te hedhur firme ne kontrate dhe per t’u zyrtarizuar edhe ata si futbolliste te Vllaznise.
Me keta dy futbolliste pritet qe te mbyllet edhe merkatoja e janarit per ekipin e Vllaznise teksa deri tani zyrtarisht pjese e saj jane bere Albion Avdijaj, Milos Kaleziç dhe Salim Cisse./SHKODRA-SPORT.COM/