Ditën e sotme do të luhet një ndeshje interesante për futbollin e femrave. Kështu, përballja në fjalë do të jetë Kukësi-Tirana.

Kryeqytetaset vijnë më të favorizuara në këtë ndeshje, pavarësisht se luhet në transfertë, teksa ato kanë marrë 12-pikë deri më tani dhe renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, menjëherë me tre pikë diferencë pas Vllaznisë.

Sfida do të nisë në ora 13:00 dhe do të luhet në Barbullush. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat që do të luftojnë për të marrë një fitore. Kështu, kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë mjaft interesante, ku padyshim të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikët.

Javën e kaluar, futbollistet shkodrane të Kukësit të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku fituan ndaj Skënderbeut me rezultatin e thellë 9-0. Kukësi, i drejtuar nga trajnerja Paula Jaku renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, teksa deri më tani në dy ndeshje të luajtura, numëron dy fitore.

Megjithatë, ditën e sotme ndaj Tiranës, do të jetë një provë më e vështirë për futbollistet shkodrane, të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku, të cilat do të vuajnë edhe disa mungesa të lojtareve të grumbulluara me Kombëtaren U-15 të femrave.

Ndeshja e sotme e prapambetur e javës së parë, e vlefshme për kampionatin e femrave, Kukësi-Tirana do të luhet në Barbullush, duke nisur nga ora 13:00.
Maringlen ZHIVANI