Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVLLAZNIA fitoI ndaj TIRANËS me një gjetje brilante të trajnerit Brdariç dhe...

VLLAZNIA fitoI ndaj TIRANËS me një gjetje brilante të trajnerit Brdariç dhe drejtorit Djarmati

Vllaznia arriti të fitonte 3-2 “in extremis” kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Në këtë sfidë bardheblutë vinin me trajnerin e ri Nevil Deden dhe kjo vështirësonte disi punën e stafit teknik të shkodranëve.

Duke qenë se në krye të pankinës ishte një teknik tjetër dhe jo Egbo, te Vllaznia nuk e dinin se si do të luanin kampionët. Megjithatë dinakëria e trajnerit Brdariç me drejtorin Matko Djarmati nuk zhgënjeu kuqeblutë.

Analiza para ndeshjes ishte e vështirë për “timonierin” e shkodranëve. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë gjetur një mënyrë brilante.

Përmes programit “Wyscout” (Website që përmban detajisht të dhënat e gjithë futbollistëve, golat dhe ndeshjet), ata kanë studiuar Shqipërinë U-19, pikërisht ekipin që drejtonte Dede para se të emërohej në krye të Tiranës.

Pikë kyçe ka qenë Ernest Muçi. Duke qenë se ky i fundit ka qenë edhe pjesë e 19-vjeçarëve në disa ndeshje, Brdariç së bashku me Djarmatin kanë studiuar talentin e sulmit bardheblu, duke e parë si rrezikun kryesor të 25-herë kampionëve të vendit.

Pra, kanë qenë ndeshjet e Shqipërisë U-19, për të konkluduar se si do të mund të luante Dede në Shkodër. Në fund, rezultati i dha të drejtë punës së tyre./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments