Ndërsa po shkojnë drejt shuarjes polemikat brenda Vllaznisë pas dorëheqjes së administratorit Benjamin Naku, sponsori Alban Xhaferi ka një mesazh.

Në fakt, nuk e ka përcjellë ai, por ai që mund të konsiderohet “krahu i tij i djathtë”, Blendi Dibra. Në një postim në FB, Dibra shfaqet në krah të Xhaferit, duke udhëtuar me makinë teksa e shoqëron me tekstin:

“Kemi filluar një udhëtim me destinacion final “rikthimin drejt suksesit” por të vetdijshëm që kjo i ngjan një ecje në litar që nëse humbet “ekuilibrin” të pret “humnera” por kjo nuk na tremb aspak! Kemi vënë zemrën me të gjithë forcën dhe pasionin duke bashkuar në udhëtimin tonë çdo potencial pozitiv që beson se do ja dalim!

Nuk replikojm por preferojm të përgjigjemi nëpërmjet punës dhe rezultateve, nuk kemi luksin të largojm asnjë por me të gjithë forcën e shpirtit të ‘bashkojm të gjithë për ta merituar emrin VLLAZNI. Të bashkuar #RikthehemiTekSuksesi.”.

Para disa orëve, Xhaferi në fakt iu përgjigj akuzave të ish- administratorit Naku, lidhur me kontributin e tij financiar tek Vllaznia. Ai deklaroi se ka shpenzuar deri tani mbi 8 milion lekë, ndërsa Naku shprehej se ka hedhur vetëm 3 milion lekë.

Mesa duket, sponsori Xhaferi ka vendosur të mos futet të polemika, edhe pse në rastin konkret, duket se nuk ka me kë… /ShkodraWeb/