E ka mbyllur në avantazh pjesën e parë Vllaznia ndaj Dinamos, falë golit të shënuar nga braziliani Junior në minutën e 31-të. Një rezultat 1-0 që e favorizon atë për ta fituar këtë takim, për më tepër që po e dominon lojën në të gjithë drejtimet ndaj kundërshtarët.

Në 45 minutat e para, kuqeblutë e kanë kontrolluar lojën, kanë krijuar raste dhe ndërkohë nuk janë vënë asnjëherë në rrezik nga blutë.

Pjesa e parë është kontrolluar nga Vllaznia, madje në dy momente ajo duhej të kishte kaluar në avantazh. Sulmuesi Zhunior ka patur dy mundësi të arta për të kaluar në avantazh skuadrën e tij por përballë portierit Laço ka gabuar.

Megjithatë në minutën e 31-të ai do të korigonte shënjestrën, Pas një goditje këndi, Malota godet me kokë dhe topi grushtohet nga portieri dinamovit dhe mbetet në zonë, aty ku Junior ndërhyn para mbrojtësve dhe e dërgon atë në rrjetë.

Në minutën e 39-të pas nëj goditje dënimi, Sefa është shumë pranë golit të barazimit megjithatë topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

Vllaznia po luan me këtë formacion: Sherri, Zeqaj, Matola, Ignat, Gurishta, Gocaj, Krymi, Tafili, Hajdari, Lika dhe Junior.