Vllaznia ne futboll per femra eshte fituese e Kupes se Shqiperise edhe per sezonin 2018-2019, trofe ky qe eshte i gjashti rradhazi per ekipin shkodran. Kete here ajo ka mundur ne finale ekipin e Apolonise me rezultatin 3-0.

Finalja e luajtur ne “Elbasan Arena” ka nisur me nje entuziasem me te madh te vajzave te Apolonise te cilat kane deshire te bejne prone te tyre per here te pare kete trofe.

Madje ne minuten e 15-te ato jane shume prane golit te avantazhit. Por vetem kaq sepse ne minuten e 19-te Vllaznia do te kalonte ne avantazh.

Doçi ekzekuton nje goditje denimi dhe topi shkon ne zone, aty ku Bajraktari godet sakte me koke duke e derguar ne rrjete. Ky do te ishte goli i vetem ne pjesen e pare e cila kesisoj mbyllet me fitoren 1-0 te Vllaznise.

Ne fillimin e se dytes nderkohe vajzat kuqeblu fitojne nje 11-metersh qe do te kthehej ne gol nga e njohura Megi Doçi. Me pas di te ishte rradha e Ajdena Mustafes per te shenuar edhe golin e trete dhe te fundit te ndeshjes.

Ne kete menyre ekipi shkodran ka merituar edhe nje tjeter trofe duke treguar serish dominimin e tij ne futbollin shqiptar te femrave.