Vllaznia e femrave e nisi edhe vitin 2021 aty ku e la vitin e kaluar, me fitore dhe ne krye te renditjes. Pasditen e sotme ajo ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen me pike te plota.

Ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, vajzat kuqeblu kane fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndaj Teutes.

Gjithçka ka qene e lehte per ta ndaj ketij kundershtari, madje duhet thene se trajneri Leka kishte lene pushim disa prej lojtareve titullare.

Protagonistja kryesore ne fitoren e sotme do te ishte sulmuesja Esi Lufo e cila ka shenuar gjysmen e golave te kesaj ndeshje, pra 4.

Te tjeret sakaq mbajne firmen e Borcit, Franjes, Blinishtes e Gjinit. Perfundimisht 8-0 dhe Vllaznia udheheq renditjen e kampionatit me pike te plota 21 pas 7 javesh kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/