Vllaznia U19 ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase me rezultatin e thelle 6-1, fitore me te cilen ajo forcon pozitat e saj ne krye te renditjes.

Kjo fitore merr edhe me shume vlere sepse ne kete ndeshje trajneri Zmijani nuk ka patur ne dispozicion disa prej titullareve te cilet ishin me kartona ose te demtuar.

Veshtiresia e ndeshjes shtohej edhe me shume nga fakti qe kundershtari do te tentonte me çdo kusht fitoren sepse eshte ne gare per vendin e katert me te cilin do te siguronte play-off-in.

Por fusha e lojes ka treguar tjeter gje. Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin e thelle 6-1 dhe merite per kete kane te gjithe futbollistet, por sot do te ndalemi tek njeri prej tyre.

E kemi fjalen per mbrojtesin shtatelarte Wesli Çomo. Ai vinte pas nje mungese prej nje muaji e gjysem si pasoje e nje demtimi qe pat pesuar ne kavilje ne ndeshjen me Partizanin. Megjithate ai sot ka sakrifikuar duke luajtur edhe i fashuar, por ka bere nje performance shume te mire.

Kjo do te thote se tek ky ekip kane rendesine e vet te gjithe futbollistet te cilet po japin kontributin e tyre maksimal sa here qe u kerkohet dhe shembulli me i mire per kete eshte edhe rasti i sotem i Çomos qe ishte nje nder me te spikatur ne fitoren e thelle ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/