Ekipi i Vllaznise ka vijuar pergatitjet per ndeshjen e se shtunes ndaj Tiranes dhe ne seancen e sotme ka punuar ne palester.

Programi i stafit te Brdariç parashikon qe çdo te marte ekipi do te “forcoje muskujt” dhe keshtu ka ndodhur edhe kete here. Ajo qe ka rene ne sy ka qene prania e te gjithe futbollisteve dhe kjo tregon se nuk pritet te kete probleme per sfiden e rradhes.

Kater prej lojtareve shfaqen probleme ne miqesoren ndaj Terbunit dhe kjo krijoi njefare paniku tek stafi, megjithate duket se nuk ka qene ndonje gje shqetesuese.

Nga ana tjeter, Vllaznia diten e neserme do te lere Shkodres dhe do te udhetoje drejt Durresit, qytet ku do te vijojne pergatitjet deri diten e shtune kur dhe do te luhet ndeshja me Tiranen. Fokusi i kuqebluve eshte i perqendruar maksimalisht tek kjo sfide ku do te kerkohet suksese./SHKODRA-SPORT.COM/