Stafi i skuadrës së Vllaznisë, me në krye drejtuesit e ekipit kanë vendosur që për ndeshjen ndaj Flamurtarit të jetë hyrje e lirë për tifozët. Kjo fushatë vjen për afrimin e sa më shumë tifozëve në stadium.

Në një njoftim të skuadrës shkodrane në rrjetin social “Facebook”, njoftohet se në ndeshjen Vllaznia-Flamurtari, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës, do të jetë hyrje e lirë për tifozët. Një nismë interesante, kur për Vllazninë tifozët ka qenë e shumtë, sidomos në ndeshjet e shkuara së fundmi.

Megjithatë, edhe në vazhdim premisat janë që të jenë sërish të shumtë. Kjo gjë është vënë re falë një riorganizimi të tifozërisë në shkallët e stadiumit.

Interesimi i tifozëve kuqeblu është i lartë për ekipin e tyre të zemrës dhe skuadra shkodrane ka vendosur që për tifozët në këtë ndeshje hyrja të jetë e lirë. Kjo është një nismë e ndërmarrë për të bërë të mundur afrimin e sa më shumë tifozëve në stadium.

Tifozët kanë qenë dhe mbeten një mbështetje e madhe për ekipin, me atë që kanë treguar gjatë gjithë sezonit deri më tani. Tashmë është koha që edhe skuadra kuqeblu të ofrojë diçka për tifozët.

Një bashkëpunim që duket mjaft i mirë që pritet të zgjerohet nga të dyja palët. Vllaznia ndër vite është quajtur si një familje nga ata që janë tifozë fanatikë të këtij ekipi dhe më në fund, kjo gjë është kuptuar edhe nga vetë drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI