Laçi ka që më 27 nëntor të vitit të kaluar që nuk njeh humbje në kampionat. Për herë të fundit kurbinasit janë thyer në Shkodër ndaj Vllaznisë me shifrat 1-0, e më pas që prej asaj ndeshjeje njohin vetëm rezultate pozitive.

Pra, në 10 takimet e fundit të luajtura për llogari të kampionatit, kanë arritur të fitojnë 9 herë dhe barazuar vetëm një ndeshje ndaj Skënderbeut në Korçë.

Kjo ecuri fantastike ka bërë që Laçi i Mirel Josës të jetë i vetmi ekip që ndjek Tiranën kryesuese, duke qenë pas 20 javësh kampionat gjashtë pikë më pak.

Këtë të diel kurbinasit kanë një ndeshje delikate ndaj Kukësit, që pozicionohet në vendin e tretë. Një tjetër fitore do të ishte hap i madh.