Opinion nga Blendi DIBRA
Sot pasdite ne qytetin e Vlores Flamurtari u ndeshen ndermjet tyre Flamurtari dhe Vllaznia takim i vlefshem per ndeshjet ne grupe per Kupen e Republikes. Flamurtari vinte nga humbja e thelle 4-1 ne Pogradec ndaj ekipit Korcare ndersa Vllaznia pas fitore 2-0 te arritur ne stadiumin Loro Borici ne Shkoder. Ne kete takim per ekipin shkodrane do te luanin per here te pare edhe dy blerjet e reja mbrojtesi kroat Gordan Vuk si dhe mesfushori i ekipit kombetare te Andorres Sergi Moreno. Per kete te fundit kishte shprehur fjalet me te mira edhe specialisti i mirnjohur i futbollit shkodran z.Ramazan Rragami, i cili theksonte se spikat teknika dhe levizshmeria e tij, si nje mesfushore mjaft punetore. Qe ne fillim te takimit bien ne sy pozicionimet e skuadrave, ku Flamurtari zhvendos lojen ne gjysmefushen e Vllaznise ndersa Vllaznia dukej sikur nuk kishte ndonje synim per te sulmuar porten vlonjate. U krijua pershtypja qe goli i vlonjateve nuk do te vononte shume pasi takimi zhvillohej vetem ne nje porte. Sulmuesi i njohur i kampionatit shqiptare Pero Pejic e kishte mjaft te lehte te shperthente ne zonen mbrojtese te ekipit kuqeblu pasi lojtari qe ishte caktuar per te mbuluar ate, dukej sikur vetem “kenaqej” duke pare se si Pejic shperdoronte rastet perpara portes shkodrane. Per ti ardhur ne ndihme sulmuesit vlonjate, i cili nuk po gjente rrjeten, mendon albitri i takimit i cili akordon nje penallti inekzistente ku duket qarte se mungonte kontakti i Gocajt ndaj lojtarit vlonjat Progni. Gjithsesi Pejic shfrytezon sakte asistin e dhene nga kryesori i takimit duke prishur shifrat e bardha ne 1-0 per Flamurtarin. Minutat po kalonin dhe tekniku Vata akoma nuk arrin te kuptoj qe mesfusha e Vllaznise eshte e pafuqishme per te ndertuar aksione sulmuese. Moreno nuk arrin te tregoj tiparet e nje mesfushori per te cilat kuqeblute kane nevoje ndersa nga ana tjeter Hasani i spostuar me djathtas dhe Bardulla ne krahun e majte e kane te veshtire qe te organizojne lojen, ndonese ne nje aksion te rrezikshem te sulmuesit Jablan, i cili duhet thene levizi mjaft ne kete takim, fton ne gjuajtje Hajdarin brenda zones i cili godet ne menyre te pasakte. Pas ketyre minutave te turbullta, nje rrjeshtim i gabuar i mbrojtjes shkodrane, ku perseri spikat mosorientimi ne asnje moment i mbrojtesit te ardhur me buje tek Vllaznia Gordan Vuk, si dhe dashamiresia e treshes gjykuese te ketij takimi, i japin mundesine Pejiç ne nje pozicion te dyshimte qe me nje goditje mjeshterore te tund serish rrjeten e Vujadinovic.Pjesa e dyte e takimit do te niste me nje deshire me te madhe nga ana e kuqebluve per te ndryshuar shifrat e fiksuara ne pjesen e pare. Ndryshimet e kryera duke futur ne loje Gjinin dhe Karakacin duket sikur e bejne me teper Vllaznine qe te ngjaje me nje ekipi futbolli, ku repartet fillojne te harmonizohen me teper. Gjini fillon te behet problem per mbrojtjen vlonjate dhe ne dy tre raste me pak fat edhe mund te kishte shenuar. Nga ana tjeter sulmi i vlonjateve ndonese i zbehur, pas daljes se Pejiç te demtuar, e ka fare te lehte te futet ne zonen e shkodraneve dhe te shfrytezoj vendosjet e gabuara te mbrojtesit Vuk i cili kete ndeshje paraqiti nje forme mjaft te dobet. Me ne fund tekniku Vata kupton qe Moreno nuk ka nivelin e duhur dhe vendos ta largoje nga fusha duke futur te riun Dema i cili tregoj grinte per aq minuta sa u aktivizua. Fundi i takimit do rezultonte i pafat edhe per te riun Karakaci i cili nuk arriti te dergonte ne rrjet nga nje distance fare e afert topin e zoteruar nga ai. Si perfundim gjithcka mbyllet me rezultatin 2-0 ne favor te ekipit te Flamurtarit.
Nga menyre se si u zhvillua takimi dhe duke njohur traditen e ketyre skuadrave, Vllaznia e ka bere te tradites te mundet ne Vlore, por ndeshja e kesaj rradhe nuk kishte rivalitetin qe i karakterizon keto skuadra dhe per me teper Vllaznia nuk u tregua nje ekip solid ku repartet te luajne ne bllok si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm. Ne pjesen e pare u konstatua nje sulm i pafuqishem ku Jablan i vetem ndonese ishte mjaft aktiv e kishte te pamundur te bente me teper. Mesfusha ne pjesen e pare ishte e pafuqishme qofte per te zbrapsur sulmet e ekipit vlonjat qofte per te ndertuar aksione sulmuese dhe sigurisht ketu bie ne sy niveli mjaft i dobet i mesfushorit Moreno. Mbrojtja e Vllaznise shfaqi po ato dobesi te fazes se pare dhe nje peshe mjaft te madhe ne gabimet qe kreu ky repart kishte mbrojtesi Vuk i cili nuk fitoi pothuajse asnje dyluftim me sulmuesin Pejic. Ne pjese e dyte permiresim te ndjeshem pati reparti mesfushes ku u dallua sidomos Karakaci si dhe reparti sulmues ku Gjini ishte nje rrezik serioz per porten vlonjate. Gjithsesi ne menyre te pergjithshme duhet thene qe ekipit i mungoj displina taktike ndonese pergjithesisht sidomos lojtaret e rinj shfaqen nje nivel te pelqyeshem te pergatitjes fizike. Skuadra ndonese vjen pas nje faze te mire pergatitore akoma nuk ka nje fizionomi te sajen, mungon koncepti I te luajturit si dhe mendimi qofte ne aspektin mbrojtes dhe ate sulmues. Kam mendimin qe edhe rrezkshmeria e krijuar ne disa momente gjate pjese se dyte me teper erdhi si rezultat I disa individualiteteve qe ndodhen ne ekip se sa i menyres se te luajturit te kerkimit te golit duke shkuar me nje mendim te qarte perpara portes. Gjithsesi si tifoz kuqeblu mbetemi ne shpresen e konsolidimit te ekipit dhe te fjaleve optimiste te teknikut Rudi Vata i cili pas humbjes 2-0 do te deklaronte: “Vllaznia eshte nje ekip i mire”