Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia futsall fiton 2-0 dhe kalon turin në 'Ulqini Open 2026'

Vllaznia futsall fiton 2-0 dhe kalon turin në ‘Ulqini Open 2026’

Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia futsall ka siguruar kualifikimin në turin tjetër pas fitores 2-0 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Patike OHS Shop në turneun “Ulqin Open 2026” që është duke u zhvilluar në Ulqin me pjesmarrjen e 12 ekipeve.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola me rezultatin 0-0, skuadra shkodrane rriti ritmin në fraksionin e dytë dhe arriti të zhbllokojë takimin. Golashënues për Vllaznia futsall ishin Çardaku dhe Gjoklaj, të cilët vulosën suksesin dhe kalimin e turit.

Në fakt, duhet thënë se ishte një paraqitje mjaft pozitive e kuqebluve, që i dha ekipit fitoren e merituar. Tashmë, Vllaznia futsall ka mbyllur me sukses këtë fazë dhe do të presë shortin e ditës së nesërme për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Ajo ka zënë vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara, pas 1 fitoreje, 1 barazimi dhe 1 humbje. Si rrjedhojë Vllaznia futsall kalon në turin e dytë dhe me siguri që do të pretendojë të shkojë sa më larg dhe pse jo ta fitojë këtë turne.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments