Sfida Kukësi-Laçi e luajtur në “Air Albania”, ishte ndeshja e fundit e javës së 12-të të Abissnet Superiores, e cila i lë “topin” menjëherë javës së 13-të të kampionatit, që do të luhet përsëri në 3 ditë, nga e diela në të martë.

Dita e dielë ka rezervuar dy sfida. Kastrioti-Egnatia do të ngre siparin e javës së 13-të,që do të zhvillohet në orën 13:45 në stadiumin e Kamzës. Përballja mes krutanëve dhe rrogozhinasve do të luhet për mbijetesë, me ekipet që janë në krizë rezultatetesh dhe në këtë takim do kërkojnë ringritjen.

Në orën 16:45 do të luhet takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Skëndërbeut në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe ndaj korçarëve do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit.

Edhe dita e hënë ka rezervuar dy sfida interesante dhe të luftura në të njëjtën kohë. Teuta-Kukësi do të startojë në orën 16:45, një takim ku të dyja skuadrat vijnë nga humbjet e pësuara në javën e 12-të.

Mbrëmja është rezervuar e gjitha për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, sfidë e cila do të luhet në “Air Albania” në orën 19:45. Demat dhe blutë janë mposhtur në javën e fundit dhe pikërisht në derbi do të kërkojnë “autoktitikën”.

Përballja që mbyll javën e 13-të do të jetë ajo mes Laçit dhe Tiranës, që do të zhvillohet në Kurbin në orën 13:45, ditën e martë.

Një takim që i gjen më të motivuar se kurrë kurbinasit të cilët pas fitores me Kukësin, kërkojnë një tjetër 3 pikësh për t’u konfirmuar si “kockë” e fortë këtë sezon.

Ja të gjitha ndeshjet:

E dielë

Kastrioti-Egnatia 13:45

Vllaznia-Skënderbeu 16:45

E hënë

Teuta-Kukësi 16:45

Partizani-Dinamo 19:45

E martë

Laçi-Tirana 13:45