Armando Broja po kalon një moment të shkëlqyer në Premier League me skuadrën e Southampton, ku deri tani ka arritur të shënojë 5 gola.

Paraqitjet e sulmuesit shqiptarë kanë bërë për vete shumë tifozë, por duket se së fundi e “mahnitur”, nga talenti shqiptarë është vetë Premier League, e cila ka zgjedhur të postojë në faqen zyrtare të saj momentet më të bukura të javës që lamë pas.

Kjo video hapet me golin e Brojës ndaj Brighton, me lëvizjen e zgjuar që bëri duke zvarritur mbrojtësin e Brighton, për ta dërguar topin në rrjetë.

Sërish në videon 45 sekondëshe gjen vend Broja, për një tjetër rast mes 3 mbrojtësave të Brighton që i lë në vend me një lëvizje.

“Shihemi më vonë”, janë fjalët që përshkruajnë videon e postuar në rrjetet sociale.