Egnatia dhe Partizani jane ndare ne barazim 1-1 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne “Egnatia Arena” te Rrogozhines. Nje barazim qe i mban ne loje te dy skuadrat, por duket qe nga ky rezultat ka perfituar deri diku Vllaznia dhe mbase mund te perfitoje edhe Tirana qe do te luaje ne oren 18.00 ndaj Kukesit.

Demat e mbyllen pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Mba. Ne fundin e kesaj pjese, Egnatia barazoi me ane te Kases, por goli u anullua per pozicion jashte loje te sinjalizuar nga sistemi VAR.

Pjesa e dytë dominohet totalisht nga vendasit, që krijojne disa raste shenimi, arrijne te godasin edhe traversen me Maloten shtate minuta para fundit, por gjithsesi arrijnë të materializojnë rastet e shumta në minutën e parë shtesë me Zejnullain, që shënon golin e barazimit. Ka qene Zejnullai ai qe ka shenuar ne minuten e 91-te.

Keshtu, nuk ka fitues në Rrogozhinë, mbyllet 1-1 ndeshja. Partizani ngjitet në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Egnatia shkon 42 pikë, nje me shume sesa Vllaznia e vendit te katert.

Egnatia (4-2-3-1): Sherri; Fangaj, Atanda, Memolla, Musta; Agbekpornu, Fernando; Kasa, Dwamena, Jackson; Paulaskas Trajner: E. Tetova

Partizani (4-3-3): Rexhepi; Hadroj, Preka, Sota, Buxhelaj; Murataj, Matondo, Rrapaj; Hoti, Mba, Cara Trajner: G. Colella