Vllaznia futsall ka marre nje tjeter fitore ne kampionat pas asaj te javes se kaluar ndaj Flamurtarit. Mbremjen e sotme djemte kuqeblu kane fituar me rezultatin e thelle 15-9 ndaj ekipit te Partizanit ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ndeshja eshte kontrolluar vazhdimisht nga kuqeblute e drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi. Protagonisti kryesor edhe i ketij suksesi ashtu si javen e kaluar, ka qene futbollisti Besfort Gjoklaj i cili ka shenuar plot 5 here ne porten e Partizanit.

Saimir Hyseni nderkohe ka shenuar 3 gola, ndersa nga 2 te tille kane shenuar Alsid Tafili, Senad Lekaj dhe Sabian Hurmi dhe i fundit nga Eglis Dani.

Nderkohe golat e Partizanit jane shenuar nga Tepshi, Ndreu, M. Tafili dhe Leci te cilet kane shenuar secili nga dy gola si dhe nje tjeter nga futbollisti Shiba.

Perfundimisht 15-9 per Vllaznine e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve duke forcuar pozitat e saj ne vendin e dyte, vend qe do te synoje ta mbaje deri ne fund te kampionatit pasi siç dihet Tirana tashme eshte shpallur kampione./www.shkodrasport.com/