Është mbyllur ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës 0-0. Ndeshja e “Loro Boriçit” vlente për javën e 31 të Superligës, ndërsa vendasit kanë pasur dy raste të mira me Imerin. Barazimi mes tyre i vlen Partizanit, që me fitoren ndaj Apolonisë merr kreun e renditjes.

Ndeshja ka nisur mirë për Vllazninë që ka shansin e artë me Imerin në minutën e katërt. Fantazisti gaboi nga më pak se 10 metra, duke bërë që Brdaric të tërbohej në stol.

Pjesa e parë është mbizotëruar nga frika, nëse në të dytën vendasit kanë marrë inisiativën pa ia dalë të gjejnë rrjetën. Vllaznia qëndron në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Teuta në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Partizani kryesues.

VLLAZNIA- TEUTA 0-0

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Da Silva, Dilaver Trajner: Thomas Brdariç

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi Trajner: Edi Martini