Vetëm pesë ditë përpara se të nisë kampionati kombëtar i futbollit, në radhët e Vllaznisë situata duket e mirë sa i përket gjendjes së lojtarëve.

Një fakt të tillë e ka deklaruar edhe vetë trajneri i shkodranëve, Migen Memelli, i cili theksoi se pas përfundimit të fazës përgatitore gjëja më pozitive është fakti që lojtarët nuk kanë pësuar dëmtime dhe më shumë të shqetësojnë për startin e kampionatit.

“E rëndësishme është që kjo fazë përgatitore u mbyll me sukses, kjo përsa u përket dëmtimeve dhe kjo është një gjë pozitive dhe jemi të gatshëm për kampionatin”, është shprehur fillimisht Memelli.

I vetmi që duket se shqetëson sipas edhe teknikut për takimin e parë është gjendja jo optimale e Hakajt. Sipas Memellit ai do të shihet se nëse do të jetë i gatshëm, pasi ka shumë pak kohë që po stërvitet me ekipin dhe kjo javë mund të saktësojë gjithçka.

JAVA E PARË- Sot nis edhe java e punës për takimin hapës ndaj Kukësit. Për ekipin kjo do tësjellë shumë ndryshim nga javët e shkuara, pasi siç edhe deklaron vetë Memelli do të ketë një ulje ngarkesash dhe tani vëmendja do të jetë vetëm te një emër konkret, rivalët e Kukësit.

“Tani vijon java ndaj Kukësit. Vëmendja është vetëmte kjo skuadër. Do të jetë një javë ndryshe nga tjerat dhe duhet që të rregullojmë në 30 metrat e fundit që të jemi konkludues. Tani do të hymë te cikli javor dhe nuk ka pse të rriskojmë me gjendjen e lojtarëve”, ka deklaruar tekniku Migen Mimelli.

Vllaznia duket totalisht e gatshme për të startuar sezonin e ri, kuobjektivat janë përfshirja mes katër më të mirave të Superiorese për të pretenduar pse jo nga formula që të arrihet edhe titulli kampion.