Vllaznia do të luajë sot miqësoren e dytë kundër SV Lafnitz, teksa gjendet në Austri duke zhvilluar fazën përgatitore. Pas triumfit në testin e parë, të besuarit e Mirel Josës janë gati të tregojnë potencialin e tyre edhe në sfidën e sotme, e cila do të luhet në orën 17:30. Tashmë në klubin shkodran e kanë bërë traditë që ndeshje t’i transmetojnë drejtëpërdrejtë përmes kanalit zyrtar në facebook.

Këtë e bëjnë me dije edhe ditën e sotme që njoftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë, mund ta ndjekin nga faqja zyrtare në faceboook. Pritet me interes të shihet nëse do të ketë minuta edhe për Liridon Latifin apo trajneri Josa do të vazhdojë t’i besojë të njëjtit grup që triumfoi në përballjen e parë. Kujtojmë që Vllaznia do të luajë në datën 22 korrik kundër Universitatea Craiova, në kuadër të turit të dytë të Conference League.

NJOFTIMI I KLUBIT SHKODRAN:

Dita e ndeshjes

SV Lafnitz – KF Vllaznia

8 Korrik, 17:30

“ANKER ARENA” KSV Ankerbrot Montelaa Stadium.

Ndeshja do transmetohet live në Facebook.