Ne miqesoren e sotme ndaj Sutjeskes se Nikshiqit pritej qe trajneri Brdariç t’i jepte hapesire edhe dy futbollisteve braziliane qe jane duke u provuar tek Vllaznia.

Behet fjale per mbrojtesin Oliveria dhe mesfushorin Gustavo. Por ne fakt, ne 90 minutat e kesaj miqesoreje, asnjeri prej ketyre dy lojtareve nuk ka zbritur ne fushen e lojes.

Arsyeja duket se eshte ajo qe dy futbollistet kane shfaqur probleme fizike dhe kjo ka bere qe ata te mos aktivizohen. Nga ana tjeter, nje situate e tille e ketyre dy lojtareve me shume mundesi do te thote se ata do te kthehen andej nga kane ardhur.

Per mbrojtesin Oliveira ne fakt qe para nisjes per ne Serbi pati dyshime per formen e tij megjithate stafi vendosi ta marre me vete per ta testuar edhe me mire para se te merrej vendimi perfundimtar.

Nderkohe per mesfushorin Gustavo kishte shpresa te medha per nje nivel me cilesor, por duket se gjendja fizike dhe problemet shendetesore e kane penalizuar dhe me shume te ngjare te dy ata do te largohen nga Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/