Ish-portieri i skuadrës spanjolle të futbollit, Iker Casillas, beson se portugezi Cristiano Ronaldo do të shkëlqejë në Botërorin e ardhshëm.

“Mendova se francezi Karim Benzema do të fitonte “Këpucën e Artë”, por fatkeqësisht u dëmtua. Ka shumë top sulmues, ka Neymar, Lionel Messi… por mendoj se Ronaldo do të jetë golashënuesi më i mirë i Botërorit në Katar”, tha Casillas.

Ai theksoi se Ronaldo do të shkëlqejë në Katar.

“Kur njerëzit flasin për Cristianon, harrojnë atë që ai ka arritur. Por ai nuk ka harruar, kujton shumë mirë dhe e di se çfarë ka arritur. Gjithsesi, do të doja që ai të luante në ekipin tim. “Cristiano ka ende gjithçka që i nevojitet për të luajtur në nivelin më të lartë”, përfundoi Casillas.

Portugalia, Koreja e Jugut dhe Gana do të luajnë në Grupin H në Kupën e Botës.