Teksa sheh, mendon se asgjë në botë nuk e trembë Paul Pogba.

Për më tepër Kampioni i Botës është përballur me kundërshtarë të mëdhenj në kompeticione të rëndësishme dhe është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë. Nëse në fushë, mesfushorin e Manchester United nuk e tremb asgjë, përtej drejtkëndëshit të gjelbër, Pogba është një njeri si gjithë të tjetër. Daily Star ka zbuluar fobinë e 25-vjeçarit, i cili duhet thënë se nuk është i vetmi në mbarë botën. Ish- lojtari i Juventusit ka frikë nga…uji.

Burime nga “Daily Star” tregojnë se edhe kur është me pushime ai hedh disa hapa në pishinë, por asnjëherë nuk zhytet nën ujë. Disa nga miqtë e kanë këshilluar që të marrë disa leksione për të kapërcyer frikën dhe ua ka dëgjuar këshillën. Pogba ka një betejë më të rëndësishme jashtë fushës…