Lionel Messi ka dhënë përgjigjen e përsosur të pyetjes nëse ai do të ishte në gjendje të shkëlqente në një natë të ftohtë në Stoke.

Ylli argjentinas ka kaluar gjithë karrierën e tij te Barcelona, por është përfolur në të shkuarën për një kalim në Premier League, me Manchester United dhe Manchester City që kanë shfaqur interes për të.

Messi është i destinuar ta mbyllë karrierën në La Liga dhe kjo ka bërë që tifozët të pyesin veten nëse 31-vjeçari do të ishte në gjendje të replikonte suksesin që ka pasur në Spanjë nëse do të shkonte në Premier League.

Dhe menjëherë vjen në mendje pyetja e famshme “A do ta bëje në një natë të ftohtë në Stoke?”

Disa mendojnë se Messi do të vuante të gjente një përgjigje të denjë për këtë pyetje, por gazetari spanjoll Guillem Balague na ka shuar kuriozitetin.

“Pyeta Messi-n për thënien e anglezëve: ‘Do ta bëje në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke?’” shprehet Balague për BBC 5.

“Ai më tha: ‘Ata duhet të kishin parë fushat e Rosario-s, por edhe aty kam luajtur shumë mirë’.”