Momenti i veshtire qe po kalon aktualisht Vllaznia, i ka shqetesuar te gjithe ne kampin shkodran, megjithate tek te gjithe pjestaret e tij ka besim se mund t’ia dalin per t’u rikthyer serish tek lojerat e bukura dhe tek rezultatet pozitive.
Por kuqeblute ne fakt ne keto momente kane nje “aleat” shume te forte: Kalendarin. Kjo ngaqe ata do te luajne tre ndeshje rradhazi ne “Loro Boriçi” dhe nese i kalojne me sukses ata mund te bejne gjera te mira.
Fillimisht Vllaznia do te prese te henen Kukesin ne kuadrin e javes se 23-te te Kategorise Superiore. Kater dite me vone, pra te premten do te luajne po ne Shkoder ndaj ekipit te Bylisit ndeshjen e javes se 24-te.
Me pas, te merkuren e dates 17 mars do te presin ne “Loro Boriçi” ekipin e Korabit ne ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise.
Do te mjaftonin keto tre fitore qe Vllaznia jo vetem te rikthehej tek rezultatet pozitive dhe te ruante serish vendin e pare ne kampionat, por edhe te ishte ne katershen e ekipeve me te mira te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/
Kalendari i ndeshjeve te ardhshme:
8 mars Vllaznia- Kukesi (kampionat)
12 mars Vllaznia- Bylis (kampionat)
15 mars Vllaznia- Korabi (kupe)