Tensioni në radhët e Napolit tashmë është bërë shuëm i dukshëm dhe gabimet e njëpasnjëshme po nxjerrin klubin nga objektivi për një vend në Ligën e Kampioneve, pa harrura kët eliminimin nga Europa League që vazhdon të djegë presidentin Aurelio De Laurentis. Sipas mediave italiane, ai fajëson për këtë zgjedhjet e teknikut Gatuzo dhe një prej tyre është aktivizimi i Elseid Hysajt.

Presidenti vazhdo të insistojë se nuk duhet të ketë hapësira të mëdha për lojtarët që kanë refuzuar rinovimin si Hysaj e Maksimoviç, por Gatuzo vazhdon t’i hedhë në fushë dhe e bëri këtë gjë edhe ndaj Sasuolos.

Fakti që mbrojtësi shqiptar shkaktoi penallti në barazimi 3-3, i ka dhënë një arsye më shumë presidentit për t’i “tërhequr veshin” trajnerit për zgjedhjet që ka bërë.

Por ndërsa De Laurentis sheh me sy të keq Hysajn, Gatuzo vetë nuk ka ngurruar të bëjë publik vendimin e tij për të dënuar një nga ata që rivalizojnë me mbrojtësin kuqezi për një vend në formacion. Mario Rui dje është përjashtuar nga stërvitja, pasi Gatuzos nuk i ka pëlqyer impenjimi që ka shfaqur gjatë seancës.

Një sinjal i qartë i përkushtimit që kërkohet në këto javë të fundit, por edhe i tensionit që po përjetohet në klub ku tani të gjithë kanë filluar të tregojnë njëri-tjetrin me gisht duke kërkuar fajtorin. /vipsport/