Ishte 5 janari 2023, kur Silvio Mendesh Kampos Zhunior, i njohur ndryshe si Silvinjo do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.

Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.

Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit. Por me siguri qe para ketij evenimenti do te kete nje marreveshje te re te tij me presidentin Duka.

Ky i fundit e vlereson shume per menyren si punon dhe mbi te gjitha perkushtimin e tij jo vetem gjate kohes qe stervitet e drejton ekipin, por edhe pjesen tjeter te jetes te cilen ka vendosur ta kaloje ne Shqiperi.