Trajneri Lika e kishte paralajmëruar se gjatë kësaj periudhe Vllaznia do të zhvillojë disa ndeshje miqësore dhe madje edhe ndaj ekipeve të Superligës.

E para prej tyre do të luhet këtë javë. Mësohet se ditën e enjte kuqeblutë do të ndeshen me ekipin e Laçit dhe ndeshja do të luhet në fushën e këtij të fundit.

Padyshim që ky do të jetë testi i parë për të dy ekipet gjatë kësaj periudhe përgatitore teksa trajnerët Prenga e Lika do të shohin gjendjen e ekipeve të tyre.

Gjatë kësaj periudhe tek Laçi kanë ardhur disa lojtarë dhe po ashtu priten edhe tek Vllaznia, prandaj do të jetë një mundësi e mirë për t’i parë këto futbollistë edhe në fushën e lojës.

Pas miqësores me Laçin, pritet të mësojmë edhe emrin e kundërshtarit të rradhës për ekipin shkodran. Trajneri Lika dëshiron që të zhvillojë të paktën tre miqësore deri më 23 janar, kur do të luhet ndeshja e parë e kupës ndaj Kamzës.
© shkodrasport.com