Mungesa e nje goleadori te mirefillte te Vllaznia eshte ndjere me shume se kurre mbreme ne sfiden ndaj Tiranes ku pikerisht nga kjo, kuqeblute nuk arriten te marrin me shume se nje barazim 0-0 ne sfiden ndaj Tiranes ndonese e dominuan ate nga fillimi e deri ne fund.

Por duket se shkodranet e “gjeten” sulmuesin e shumekerkuar pikerisht ne Vlore dhe as me shume e as me pak por Sokol Kushten.

Ky i fundit ka qene i ftuar mbremjen e sotme ne Shkoder ne nje aktivitet te organizuar nga “Rozafa Tenis” ne nder te Hysen Zmijanit dhe ne nje moment te kesaj mbremje, ka ardhur edhe nje moment shume interesant.

Alban Neziri, organizatori i ketij aktiviteti se bashku me Edi Pelinku, i kane dhuruar mjeshtrit Kushta fanellen e Vllaznise me numrin 7. Te njejten gje siç kane bere edhe me Bardh Jeren, te cilit i kane dhuruar fanellen me numrin 5.

Por me shume sesa per mesfushorin Jera, Vllaznia e sotme ka nevoje per nje sulmuesi si Sokol Kushta. Te ishte e vertete, padyshim qe do t’i gezonte te gjithe./SHKODRA-SPORT.COM/