Do të luhet të dielën në orën 13:00 në “Selman Stërmasi” derbi i Shqipërisë, përballja Vllaznia-Tirana, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Bardheblutë vazhdojnë përgatitjet për këtë sfidë të madhe (që do ta luajnë në shtëpi) dhe në dispozicion të tekniku Shehi në stërvitjen e djeshme kanë qenë edhe Xhixha, Kallaku, Deliu dhe Ismajlgeci, që ishin të grumbulluar me kombëtaren për miqësoren ndaj Katarit.

Deliu ka një shqetësim në kofshë dhe me shumë mundësi do të mungojë kundër Vllaznisë, prandaj në vend të tij pritet që Shehi të aktivizojë që nga minuta e parë në mesin e fushës Limajn. Ky pritet të jetë ndryshimi i vetëm në formacionin e kampionëve në fuqi të vendit kundër shkodranëve.

Formacioni i mundshëm i Tiranës:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci Limaj, Aleksi, Kallaku, Patrik, Xhixha, Hasani.