Laçi do të presë sot Bylis në orën 14:00. Ndeshja mes dy rivalëve do të vendosë më shumë se cili ekip do të vijojë për në Europë, teksa vendasit janë tre pikë më shumë se ballshiotët, duke mbajtur vendin e tretë.

Të dy trajnerët kanë vendosur titullarët, me Cungun që ka hedhur nga fillimi një ekip sulmues.

Trajneri mik, Dovedan ka disa rikthime, teksa Ntephe do të rikthehet në mesfushë. Nga minuta e parë e nis edhe Qardaku. Bylis është i kushtëzuar nga mungesat, teksa Goxha, Shkalla e Ndreca nuk janë të gatshëm.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nwabueze Trajner: Armando Cungu.

Bylis: Hidi, Vicente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Munoz, Guindo Trajner: Veljko Dovedan