Ndeshja qe do te luhet ne oren 17.00 ne Elbasan mes Kukesit dhe Vllaznise konsiderohet shume e veshtire per skuadren shkodrane. Ajo nuk po kalon nje moment te mire si rrjedhoje e humbjes se fundit me Skenderbeun dhe rreshqitjes ne vendin e tete ne klasifikim.

Nje situate e tille ka merzitur se tepermi tifozet shkodrane qe po e braktistin çdo dite e me shume skuadren. Megjithate kampionati ende nuk ka perfunduar dhe gjerat mund te marrin nje rrjedhe tjeter.

E rendesishme eshte qe ne takimin e sotem me Kukesin, Vllaznia te marre nje rezultat pozitiv, qe do te ndihmonte shume ne anen psikologjike per te bere kthesen e shumepritur.

“Shkodra Sport” qe prej mbremjes se djeshme ka hapur nje sondazh duke pyetur lexuesit e saj nese besojne ne nje rezultat pozitiv te Vllaznise sot ndaj Kukesit apo jo?

Interesant eshte se shumica e votuesve, ose me sakte, 55 per qind e tyre, jane te bindur se Vllaznia nuk do te mundet te marre qofte edhe nje barazim ndaj Kukesit.

Nga ana tjeter, 45 per qind e votuesve mendojne se kuqeblute e drejtuar nga trajneri Mirsad Jonuz do te jene ne gjendje te marrin pike ne takimin qe do te nise ne oren 17.00 ne “Elbasan Arena”. Me poshte keni edhe sondazhin e organizuar nga “Shkora Sport”: