Lacio është duke kaluar një nga sezonet më të mira në histori të klubit, teksa po rivalizon me Juventusin dhe Interin për titullin kampion.strakosha lacio

Një nga lojtarët më të mirë te lacialët deri në këtë moment të sezonit, është edhe portieri shqiptar Tomas Strakosha.

Ky i fundit ka qenë vendimtar, mku me disa nga pritjet e tij i ka dhënë pikë skuadrës së tij. Për shkak të formës së mirë që Strakosha po kalon, te Lacio janë duke menduar për rinovimin e kontratës.

Sipas “Tuttosport”, portieri shqiptar që momentalisht ka një kontratë deri në 2022, do të ketë një zgjatje të kontratës dhe gjithashtu një dyfishim të pagës së tij, ku ai aktualisht fiton 1 milionë euro në sezon.