Rexhildo Zeneli eshte boksieri i peste i kombetares shqiptare qe ka fituar sot te drejten per te diskutuar finalen e kampionatit Ballkanik qe po zhvillohet aktualisht ne Zagreb te Kroacise.
Boksieri vlonjat ndonese me nje demtim ne dore, ia ka dale te fitoje ne gjysmefinale ndaj nje kundershtari nga Maqedonia e Veriut dhe si rrjehdjoje tashme do te diskutoje finalen e peshes 64 kg.
Para tij, pikerisht diten e djeshme kane qene boksieret Krenar Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri, dhe Indrit Laçi qe e kishin fituar kete te drejte.
Ne kete menyre Shqiperia do te perfaqesohet neser me 5 boksiere ne finalet e Kampionatit Ballkanik. Ky eshte nje sukses shume i madhe per ekipin tone kombetar. Ndoshta jo te gjithe keto boksiere do te sjellin medaljet e arta ne Shqiperi, megjithate edhe ky eshte nje sukses i madh per ta./SHKODRA-SPORT.COM/