Bëri shumë përshtypje festa e lojtarve të PSG dhe sidomos Nejmar në ndeshjen ndaj Dortmund në Ligën e Kampionëve. Futbollistët francezë ishin ndjerë të provokuar nga festimi tipik me meditim i Haland në ndeshjen e parë dhe më pas në të dytën i kthyen reston edhe në një formë talljeje.

Megjithatë, pavarësisht këtij ngacmimi, sulmuesi i talentuar falenderon Nejmar dhe parisienët pasi ndihmuan të përhapnin meditimin në botë që sipas tij është shumë i rëndësishëm.

“Mendoj se më ndihmuan shumë me atë gjest, për të përhapur meditimin në botë.

Meditimi është shumë i rëndësishëm dhe unë iu jam falenderues për këtë. Të gjithë këto muaj të parë te Borusia Dortmund kanë qenë shumë të mirë, tani kam një skuadër më të mirë”, u shpreh Haland. /VipSport/