‘Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite me te mira aktualisht ne Shkoder dhe jo vetem. E themi kete nisur nga menyra si funksion, stafi profesionist dhe shume i perkushtuar por edhe puna qe behet nga te gjithe drejtuesit te cilet kane synime te qarta per te ardhmen.
‘Atletik” ndryshe nga gjithe te tjerat, eshte nje nga Akademite e cila nuk e nderpret per asnje moment procesin stervitor dhe madje edhe veres, i mban te gjithe futbollistet te bashkuar permes aktiviteteve te ndryshme qe zhvillojne.
Nje nga arritjet kryesore te kesaj Akademie padyshim qe eshte pjesmarrje ne sezonin e ri ne Ligen Superiore- kategoria e pare me dy grupmoshat, ate U14 dhe U15 te cilet drejtohen nga trajneret Eder Zmijani dhe Saimir Kaloshi. Kjo eshte nje arritje por per drejtuesit, e rendesishme nuk do jete vetem pjesmarrje por keto ekip do lene gjurme me lojerat qe do te zhvillojne dhe nivelin qe do paraqesin ne fushen e lojes.
Nga sa behet e ditur, faza pergatitore per te dy keto ekipe do te nise me 22 gusht dhe do te zgjase deri me 12 shtator. Por gjate kesaj jave nderkohe, “Atletik Klub Shkodra” ka filluar rregjistrimet e reja per futbollistet qe duan te jene pjese e saj ne sezonin e ri. Bashke me to, do te nisin edhe seleksionimet per te dy keto grupmosha.
Pasi te jete permbyllur faza e rregjistrimeve dhe e seleksioneve, me pas do te vijoje puna me fazen pergatitore e cila do te konsistoje ne seanca stervitore qe do te zhvillohen edhe ne Velipoje, po ashtu edhe ne palester si dhe ne fushen sportive te “Atletik”.