Vllaznia e femrave “e ka marre seriozisht” çeshtjen e kualifikimit per ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”. Si rrjedhoje, presidenti Lazer Matija vazhdon te shpenzoje ne merkato per ta forcuar edhe me shume skuadren per dy perballjet ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2.

Rastet e shumta te humbura ne ndeshjen e turit te pare ndaj sllovakeve te Spartak Myjava apo dhe demtimi i sulmueses Jehona Shala, ka bere qe skuadra te kete nevoje per nje tjeter lojtare ne kete repart.

Si rrjedhoje, “Shkodra Sport” meson se drejtuesit kane arritur akordin dhe me pas kane firmosur kontraten me sulmuesen braziliane Veronica Martins Marques. Ajo deri para pak ditesh ka qene pjese e ekipit izraelit Maccabi Kishronot Hadera, ndersa tashme ka veshur fanellen e Vllaznise.

26 vjeçarja ka pak dite qe ka mberritur ne Shkoder dhe eshte vene nen urdherat e trajnerit Leka. Marques mund te luaje ne te gjitha pozicionet e repartit te sulmit, por me shume te ngjare do te vendoset ne maje te sulmit per dy ndeshjet e ketij muaji.

Kujtojme qe pas akordit mes dy klubeve te dyja sfidat ne mes Vllaznise dhe Vorskla Kharkiv-2 do te luhen ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, e para me 21 shtator ne ora 18:00 dhe e dyta me 28 shtator ne ora 16:00.

Ekipi shkodran ka siguruar per here te trete daljen ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes por sivjet kerkon te shkruaje historine per t’u kualifikuar ne 16- shen me te mire dhe per te kaluar ne fazen e grupeve te “Champions League” qe do te ishte nje arritje shume e madhe jo vetem per Vllaznine, por edhe per futbollin e femrave ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/