
Pjesa e dytë e ndeshjes së djeshme Vllaznia- Tomori ka çuditur jo pak tifozët e pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” por edhe ato që e kanë ndjekur nga ekrani i televizionit. Në vend që kuqeblutë të sulmonin edhe të shënonin gola të tjerë për të rritur golaverazhin por edhe numrin e golave për sulmuesit e saj, ata u kënaqën me rezultatin 2-1 të fiksuar që në 45 minutat e para. Kjo gjë i çuditi disi edhe tifozët e pranishëm megjithatë duket se kemi të bëjmë me një Vllazni që kënaqet me pak. Për të, e rëndësishme është që të merren tre pikët dhe vetëm kaq. Jo më kot, pas 20 javësh kampionat, futbollisti që ka shënuar më shumë tek kjo skuadër është në kuotën e 5 golave, madje nuk janë një por tre futbollistë. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me atë Vllazninë e viteve më parë që shënonte shumë dhe bënte lojë spektakolare. E sotmja është një skuadër tjetër. Ja autorët e 25 golave të shënuar për ekipin shkodran në 20 javë kampionat:
1. Dritan Smajli 5
2. Kastriot Rexha 5
3. Danny Dragoi 5
4. Arsen Hajdari 4
5. Jurgen Gjini 2
6. Ivan Deliç 2
7. Vilfor Hysa 1
8. Tefik Osmani 1
www.shkodrasport.com