Pjesa e dytë e ndeshjes së djeshme Vllaznia- Tomori ka çuditur jo pak tifozët e pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” por edhe ato që e kanë ndjekur nga ekrani i televizionit. Në vend që kuqeblutë të sulmonin edhe të shënonin gola të tjerë për të rritur golaverazhin por edhe numrin e golave për sulmuesit e saj, ata u kënaqën me rezultatin 2-1 të fiksuar që në 45 minutat e para. Kjo gjë i çuditi disi edhe tifozët e pranishëm megjithatë duket se kemi të bëjmë me një Vllazni që kënaqet me pak. Për të, e rëndësishme është që të merren tre pikët dhe vetëm kaq. Jo më kot, pas 20 javësh kampionat, futbollisti që ka shënuar më shumë tek kjo skuadër është në kuotën e 5 golave, madje nuk janë një por tre futbollistë.  Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me atë Vllazninë e viteve më parë që shënonte shumë dhe bënte lojë spektakolare. E sotmja është një skuadër tjetër. Ja autorët e 25 golave të shënuar për ekipin shkodran në 20 javë kampionat:
1. Dritan Smajli       5
2. Kastriot Rexha    5
3. Danny Dragoi      5
4. Arsen Hajdari      4
5. Jurgen Gjini        2
6. Ivan Deliç           2
7. Vilfor Hysa          1
8. Tefik Osmani       1

www.shkodrasport.com