Mbrojtësi Dorjan Bajrami, i habiti të gjithë me postimin e tij në rrjetet sociale më datën 17 qershor të këtij viti, teksa komunikoi tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 25-vjeçari, por ditët e fundit duke se i ka rënë pishmanit duke ndryshuar mendje.

Bajrami do të vijojë të luajë futboll, teksa është prezantuar te skuadra e Elbasanit, e drejtuar nga trajneri Suta, që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Dytë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku Bajrami u prezantua si përforcim i radhës.

Njoftimi:

Zyrtare : Elbasani ben goditjen e rradhes duke afruar ne ekip Ish lojtarin Bylis ne superiore dhe ish kapitenin e Turbines Dorian Bajrami…
Welcome Dori