Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ia ka dale dot te arrije objektivin e saj historik, daljen ne finale te kampionatit, por gjithsesi jane eliminuar pas nje paraqitje mese dinjitoze duke e eliminuar vetem ne set final, pikerisht pas ndeshjes se trete gjysmefinale.

Ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne kryeqytet, vajzat shkodrane jane mundur me rezultatin 3-2 nga Tirana e cila shkon kesisoj ne finale, nderkohe qe Vllaznia e mbyll ketu rrugetimin e saj.

Ndeshja është shoqëruar nga një rivalitet i madh. Ishte Vllaznia ajo që e nisi në avantazh atë duke fituar setin e parë 25-23, por ndërkohë Tirana kundërpërgjigjet duke fituar të dytin 26-24 dhe duke barazuar gjithçka.

Megjithatë Vllaznia nuk heq dorë nga pretendimet e saj dhe do të fitonte të tretin pas shumë këmbënguljesh në shifrat 28-26 duke rikthyer sërish ndeshjen në favorin e saj.

Por në setin e katërt është Tirana që luan më mirë dhe e fiton atë 25-19 duke barazuar numrin e seteve në 2-2 dhe duke e çuar takimin në set final.

Ky i fundit nis me pikën e parë për Vllazninë, por barazojnë vajzat bardheblu dhe kështu do të vazhdonte me barazimet e tjera, 2-2, 3-3, por më pas janë shkodranet që e kalojnë avantazhin në favorin e tyre, në 6-4 dhe më pas në 7-5, por Tirana sërish arrin të barazojë në 7-7 dhe më pas 8-7 duke ndërruar fushat me këtë rezultat.

Më pas është ajo që vazhdon të thellojë rezultatin në 10-8 e 12-8. Por Vllaznia mundohet te reagoje dhe e ngushton diferencen ne 12-10, por serish vendaset shenojne piken e 13-te, me pas 13-11 dhe ne fund eshte Tirana qe fiton 15-11 duke fituar kesisoj krejt ndeshjen 3-2 dhe duke shkuar ne finale./SHKODRA-SPORT.COM/