Skënderbeu ka triumfuar sonte në Shkodër ndaj një Vllaznia që e humbi vetë ndeshjen. Problemet që u krijuan para ndeshjes me Sukajn apo Gocajn sollën jo pak amulli në kampin shkodran. Për rrjedhojë korcarët vijojnë rrugën e tyre të pretendimeve ndërsa për Vllazninë ka shumë pikëpyetje për të ardhmen. Humbja e sotme do t’i krijojë jo pak probleme kësaj skuadre.

Ndeshja nuk ka filluar e qetë për vendasit por me probleme të mëdha për trajnerin Vata. Kërkesa e Sukajt për të mos luajtur nuk ka gjetur ngurrim tek trajneri Rudi Vata për të mos e planifikuar këtë lojtar as në stol. Madje trajneri I Vllaznisë nuk ka preferuar as Gocajn për këtë ndeshje për mosangazhimin e duhur në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Këto mungesa kanë sjellë shumë ndryshime në fushë teksa në lojë është edhe 18 vjeçari Dema por edhe sulmuesi Gjini. Duket një Vllaznia të rinjsh në fushë përballë një Skënderbeu me shumë kualitete në rradhët e tij dhe kuptohet qartë vështirësia për marrjen e një rezultati pozitiv. Rrjedhimisht Skënderbeu nuk e ka patur shumë të vështirë të fitojë 2-0.
Vllaznia- Skënderbeu 0-2
Vllaznia: Vujadinovi[, Smajli, Muça, Sykaj, Popoviç, Dema, Tafa (Danaj 46’) (Markolaj 72’), Karakaçi, Hajdari (Hasani 80’), Vajushi, Gjini Tr: R.Vata
Skënderbeu: Shehi, Allmuça, Radas, Vrapi, Arapi, Bratiç (Kërçiku 86’), Biskup, Muzaka, Shkëmbi, Orelesi, Xhafaj (Tahirllari 90+2’). Tr: S. Levy
Shënues: Shkëmbi 18’, Muzaka 68’ (11-m)
Gjyqtarë: L. Jemini, R. Avdo E. Barushi (Tiranë)
Karton të verdhë: Danaj, Dema, Smajli/ Radas, Bratiç