Sonte është luajtur ndeshja e parë e javës së 12-të të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Kamza Basket dhe Vllaznisë, ndeshje e cila është luajtur në kryeqytet. Përballja në mes ekipit të vendit të dytë dhe atij të tretë në renditje, pritej të dhuronte rivalitet megjithatë shkodranët nuk kanë mundur dot të rezistojnë. Ata e kanë hubur periodën e parë me 10 pikë diferencë pra 15-25 dhe kjo diferencë ka ardhur duke u thelluar në të gjitha periodat e tjera, teksa ato fitohen 19-13, 16-10 dhe 17-16 nga Kamza Basket e cila ka fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 77-54. Diferenca prej 23 pikësh tregon në njëfarë mënyre edhe disnivelin mes dy ekipeve të cilët pritet të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale të kampionatit. Skuadra shkodrane e trajnerit Bledar Gjeçaj do ta ketë të vështirë pikërisht ndaj kësaj skuadre për të tentuar kalimin në finale të kampionatit megjithatë edhe kështu, është një arritje duke parë problemet financiare që ka ky ekip, të shoqëruar me largimet e vazhdueshme të sportistëve.

www.shkodrasport.com