Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere nje hap te gabuar diten e djeshme, qe mund t’i kushtoje shume per ecurine e saj te metejshme ne kampionat. Ajo eshte mundur ne kryeqytet nga Dinamo, ashtu si dhe ne ndeshjen e fazes tjeter ne Shkoder.

Dinamo mori një sukses shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, teksa për herë të dytë në këtë sezon arrin që të fitojë përballë Vllaznisë. Kryeqytetasit bënë befasinë në “Asllan Rusi”, duke fituar me rezultatin 92-88 (29-26, 6-21, 25-25, 32-16). Vendimtare në suksesin e bluve rezultoi perioda e katërt e takimit, me vendësit që fituan me 16 pikë diferencë, duke realizuar edhe përmbysjen e madhe.

Njeriu i ndeshjes ishte Abdel Gjyzeli. Kapiteni udhëhoqi Dinamon me 38 pikë, 12 kërcime dhe 6 asiste. Ndeshje të mirë bënë edhe Grazhdani, Qilimi dhe Bega. Për Vllazninë shënuesi më i mirë ishte amerikani Butler, me 17 pikë.

“Në fillim, unë dua t’i kërkoj falje tifozërisë shkodrane, kryesisë së skuadrës, në emrin tim dhe të skuadrës. Kjo humbje nuk ka arsyetim, dhe do të merren masa për këtë humbje, për këtë jam i bindur.

Për mendimin tim e neglizhuan gjatë pjesës së dytë skuadrën e Dinamos. Çfar ndodhi në fushën e lojës, unë si trajner i ekipit, nuk kam spjegim për atë situatë.

Kjo humbje ndikon shumë, së pari psikologjikisht. Pastaj, edhe në renditjen e tabelës së klasifikimit. Mund të them, edhe pse kampionati është i gjatë, është edhe një pjesë e tij, mendoj se nëse nuk i shtrëngojmë forcat tona, atëherë i gjithë kampionati do të shkojë huq.

Mirëpo, kjo humje duhet të shikohet thellë. Pse arritem tek kjo humbje mbas atyre lojrave të mira që zhvilluam, se çfarë ndodhi është për një analizë të thellë, një analizë vetëm brenda klubit.

Ndeshjen e rradhes e kemi ndaj ekipit te Teutes dhe padyshim qe ndaj tij do te kerkojme kthesen dhe fitoren”- eshte shprehur trajneri Gjuka ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.