Vllaznia ka fituar me shifrat 2-1 ndaj Bylisi në javën e 9 të Superiores, duke i dhënë fund serisë pa suksese që zgjaste prej tre ndeshjesh radhazi.

Në një ndeshje shumë të ekuilibruar, shkodranët kanë vonuar që të gjejnë rrjetën me anë të Markut në fundin e pjesës së parë, pasi deri në ato çaste kishin qenë ballshiotët më të rrezikshëm dhe më pranë golit.

Në pjesën e dytë, shkodranët i rezistuan sulmeve të njëpasnjëshme të miqve dhe ia dolën të shënonin edhe golin e dytë me Jonuzin.

Por ata u ndëshkuan më pas nga Kaçorri dhe vuajtën në fund për të mbrojtur këtë rezultat që u jep pak më shumë qetësi pasi i mban në zonën e skuadrave të

VLLAZNIA-BYLIS 2-1
39′ Marku, 71′ Jonuzi / 83′ Kaçorri