Vllaznia qe prej dites se sotme ka nisur pergatitjet ne Zllatibor te Serbise, pikerisht aty ku do te zhvilloje pjesen me intensive te tyre, ne prag te perballjeve europiane.

Pjese e skuadres ne kete grumbullim eshte edhe nje futbollist 19 vjeçar shkodran, pikerisht mbrojtesi Geralb Smajli. Me ekipin e te rinjve te Vllaznise ka luajtur ne krahun e majte te mbrojtjes, megjithate me i preferuar prej tij eshte ky pozicion ne te djathte.

Smajli dallohet per shume cilesi te mira te cilat e bejne ate nje element te perspektives dhe jo me kot drejtuesit e klubit nuk kane ngurruar t’i ofrojne kontrate.

Me shume mundesi ajo do te firmoet ne ditet ne vijim dhe ky futbollist do te zyrtarisht si pjese e Vllaznise. Kujtojme qe Geralb Smajli eshte edhe kontigjent i kombetares U20, madje ne dy ndeshjet e fundit ndaj Malit te Zi, ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Tek ekipi i pare tashme do te kete mundesi t’i tregoje edhe me mire vlerat e tij sepse ne fund te fundit, kjo eshte endrra e çdo futbollisti shkodran, te veshe fanellen e ekipit te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/