Një lajm i mirë për futbollin shkodran dhe veçanërisht për klubin Vllaznia. Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë Ok-in e saj për kalimin e ekipit B të klubit kuqeblu në kategorinë e dytë. Njoftimi është dhënë nga vetë institucioni i futbollit shqiptar. Ka qenë Komiteti Ekzekutiv, ai që me një vendim qarkullues, ka caktuar edhe skemën e këtij kampionati teksa do të jenë dy grupe me nga 14 skuadra secili. Në grupin A, bën pjesë tashmë edhe Vllaznia B, krahas ekipit të Veleçikut dhe Adës (gjithnjë nëse kjo e fundit do të paguajë detyrimet financiare deri ditën e martë).

Shorti i kësaj kategorie do të hidhet ditën e mërkurë dhe ndeshjet e javës së parë do të luhen të dielën që vjen. Skuadra që edhe këtë sezon drejtohet nga trajneri Ervis Kraja sigurisht që pritet të bëjë një paraqitje shumë të mirë pasi edhe kontigjenti që ka në dispozicion është shumë premtues.Ja njoftimi i dhwnw nga FSHF pwr kwtw kampionat:
“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton klubet e Kategorisë së Dytë oponionin dhe mediat, se ditën e mërkurë, më datë 5 tetor, në orën 11.00 në sallën e konferencave do të hidhet shorti i kampionatit kombëtar të kësaj kategorie. Vendimi për fillimi i këtij kampionati, më datë 8 tetor, është kryer me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv. Ekipet kanë plotësuar kriteret e liçensimit për infrastrukturën. Duke patur parasysh se disa prej skuadrave, nuk kanë plotësuar kriteret financiare dhe ato Departamenti i Garave, njofton se deri të martën ato duhen të kenë të shlyer çdo detyrim financiar që kanë. Përndryshe ato nuk do të jenë pjesë e shortit të kësaj kategorie. Skuadrat e mëposhtme, kanë afat deri më datë 4 tetor, për të plotësuar kriteret financiare: FC Kevitan, FC Internacional Tirana, Luzi 2008, KF Ada, KF Domosdova, Vllaznia B, FK Tepelena, Bilisht Sport, SHS Përmeti, FK Memaliaj, FK Skrapari, Devolli, Himara. Ja dhe renditjet sportive të të dy grupeve të Kategorisë së Dytë”:
Kategoria e Dyte Grupi A renditja Sportive
1 FC Kevitan
2 Partizani B
3 FK Egnatia
4 SHS Albpetrol
5 KSSH Veleçiku
6 VORA
7 KF Gramshi
8 FC Internacional Tirana
9 Tirana B
10 Kukesi B
11 Luzi
12 KF Ada
13 Vllaznia B
14 KF Domosdova