Dita e djeshme ka qenë ditëpushimi për ekipin e Vllaznisë. Një pushim i ligjshëm që vinte pas një fitoreje shumë të bukur me Flamurtarin dhe për më tepër, kuqeblutë vinin pas një periudhë të ngarkuar me ndeshje.

Kjo ka sjellë dhe një lodhje fizike të tyre prandaj stafi teknik u ka kërkuar pushim dhe mbajtje regjimi futbollistëve.

Nga sot ndërkohë do të nisin sërish stërvitjet teksa pasdite ekipi do të zbresë në fushë pr të nisur përgatitjet për sfidën e rradhës, atë me Kamzën.

Para saj padyshim që do të zhvillohet edhe analiza e ndeshjes së kaluar e cila në fakt ka qenë pozitive.

Por sipas trajnerit Gjoka ka edhe dobësi të cilat patjetër që duhen analizuar në mënyrë që të korigjohen sepse kampionati po vështirësohet gjithnjë e më shumë.
© shkodrasport.com